Berisha Basha zyrtarisht në gjykatë/ Fati i tyre varet nga Blerina Muça

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka depozituar diten e sotme në Gjykatë ndryshomet statuore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri  Berisha. Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.

Ç’parashikon statuti i ri:

*Zhbërjen e vendimit të kryedemokratit Basha për ta përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i PD.

*Pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese (deri më 22 mars 2022).

*Procesi i zgjedhjeve nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimin e anëtarësisë ekzistuese.

*Futja e referendumit.

*Forcimi i organeve kolegjiale

*Nëse humbet zgjedhjet, pavarësisht arsyes, kryetari largohet.

Një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Mësohet se çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.

Ç’u vendos më 17 korrik?

Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme  të Këshillit Koordinues të Qarkut.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, duke përjashtuar dje nga një mbledhje nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lu fta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

Leave a Reply

Your email address will not be published.