Bylykbashi: Basha po zvarritet, më 21 janar ishte me dylbi në tarracë,ai duhet te largohet sa nuk…

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar situatën në selinë blu, duke e nisur nga takimi i deputetit Lulzim Basha me ambasadorët.

Është një takim që ka kërkuar Basha. Ambasadorët i janë përgjigjur. Basha kërkon ta shesë si mbështetje nga fuqitë e mëdha. Është i sëmurë i SHQUPI-t tashmë. Përpiqet të marrë legjitimitet jo nga vota, por nga diplomatë për të mbajtur karrigen e tij. Por ambasadorët e kanë të qartë situatën.

Basha ka nevojë për legjitimitet se nuk po e gjen te vota dhe anëtarësia. Është situatë e vështirë për të. Përdor slogane si anti-amerikanizimi, që nuk ngjitin, se po të ishte kështu nuk do shihnim atë që pamë në stadium me gati 10 mijë demokratë, erdhën dhe ndoqën një nga zhvillimet më pluraliste në Shqipëri. Basha do të mbajë me gajret radhët që po i pakësohen vazhdimisht atij.

Sipas Bylykbashit faktori ndërkombëtar nuk ngatërrohet dhe nuk bëhet palë me procese të brendshme në parti. Bylykbashi e akuzon Bashën se ka dëmtuar Partinë Demokratike me paaftësinë e tij despotizmin dhe lidhjet me Ramën. Ai thekson se kanë një plan të qartë për të shpartalluar qeverisjen e korruptuar të Ramës dhe për ta çuar PD-në drejt fitores.

Për deklaratat e Bashës ku e akuzonte Berishën se dje kopjoi skenarin e 21 janarit, Bylykbashi u shpreh se Basha është gati të zvarritet nga një humbje në tjetrën duke ia lënë përgjegjësinë të tjerëve. Ai e thotë s eBasha para se të flasë duhet të mendojë edhe veten e tij në këtë hisori se ka qenë pjesë e ekzekutivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.