Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës: Nga kostoja e Kuvendit të 11 dhjetorit te skena në Air Albania jane vetem “Shpifje”…..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Përmes një mesazhi, Berisha thekson se Basha shpifi para mediave mbi koston e organizimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sipas Berishës, kostot do të bëhen transparente në ditët në vijim. Madje ai hodhi poshtë se burri i deputetes Blerina Gjylameti ka sjellë skenën e ndërtuar në Air Albania.

Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike.
Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.
Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste.

Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë!
E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published.