Lideri historik i demokratëve u bën thirrje të gjithë demokratëve që të kthehen në partinë e tyre…..

Lideri historik i demokratëve u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të kthehen në partinë e tyre. Ai ka kërkuar edhe nga krerët e PD-së në gjithë vendin që ti bashkohen komisionit të rithemelimit në referendumin e 18 dhjetorit.

‘Ju e ndoqët vetë Kuvendin. A kam të drejtë unë ti them çdo deputeti dhe drejtuesi të PD, në rast se do të ishit në Kuvend, për herë të parë do të mund të shprehni lirisht mendimet dhe propozimet.

Ishte një rast i mundur, por megjithatë, unë jam nga ata që them, nga vetja ime, më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar ndaj i ftoj të bashkohen dhe i garantoj se kontributi i secilit do të respektohet, se tolerance dhe mirëkuptimi në këtë familje me kushtetutë të re, kushtetutë të lirisë do të jenë ligjet e saj.

Ftoj kryetarët e PD-së që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë, me PD se vendi i tyre është në PD e rithemeluar dhe jo në një parti që në mënyrë absolute deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremist të majtë, në një parti marksiste-leniniste me përjashtime që do t’ia kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë.

Këtë javë revolucioni ka për detyrë kryesore, referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të kuvendit të partisë, të shkarkimit të peng Bashës apo deputetit Basha. Kjo është fleta. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin.

Bazuar në punën e shkëlqyer që e patë vetë që bëri komisioni i drejtimit të Kuvendit, pra atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit e anëtarësisë’, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *