Plas në Kuvend. Sali Berisha bllokon Kuvendin

Ka nisur me debate te forta seanca e sotme ne Kuvend. Rrezimi nga mazhoranca e nje kerkese te opozites per debat lidhur me heqjen e mandatit te deputetes, Olta Xhaçka ka sjelle debate mes paleve.





Seanca plenare eshte pezulluar pasi Sali Berisha dhe disa deputete bllokuan foltoren. Nga ana tjeter drejtuesja e seances Ermonela Felaj ka nderprere seancen per disa minuta, teksa eshte nderprere gjithashtu edhe transmetimi live.





Situata e tensionuar u krijua pasi deputete te opozites shprehen mosdakordesine e tyre per kohen qe iu ishte lene ne dispozicion per te folur.

“Pse une kam dy minuta kohe ndersa koleget e tjere kane nga 10 dhe 20 minuta. A eshte kohe folje kjo 2 minuta? Ketu flisni ju dhe pastaj emeroni edhe ndonje vasal tuajin per te lexuar hartim ne emer te opozites, por jo per te bere opozite dhe pastaj dilni e ikni te qeshur nga ketu. Kjo eshte turp”, tha deputeti Flamur Noka, para se ai dhe kolege te tij te shkonin drejt foltores.





Sakaq, Berisha ka dale live ne Facebook dhe ka hedhur ak uza ndaj mazhorances duke thene se ndaj opozites po behet nje shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjales.