Situate KRITIKE tek selia e PD/ Zbulohet levizja URGJENTE e Bashes…

Ardhja e Sali Berishes ne seline blu nuk ka shkuar pa momente tensioni. Ka qene kreu i FRPD-se, Belind Kellici i cili ka deklaruar se ka pare njerez tz armatosur ne seli, teksa ka denoncuar live ne Polici vjedhjen e zyres se tij, sic e ka cilesuar, duke thene se i jane marre dokumente me vlere.

Nderkohe, kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka kerkuar qe ne ambientet e selise te mblidhen te gjithe mbeshtetesit e tij.

Ne nje mesazh te shperndare ne grupet e WhatsApp-it, kreu i deges 8 te PD-se ne Tirane, Pellumb Seferi shkruan ne nje grup qe te gjithe te mberrijne ne seline e PD-se per te mbeshtetur moralisht kryetarin dhe institucionin.

“Pershendetje te nderuar! Ka nje situate kritike ne seline e PD-se. Kerkohet prezenca nga ana e secilit, sipas mundesise, jo per konflikt por per mbeshtetje morale ndaj kryetarit dhe institucionit tone. Une Azem Xhani, Mond Guzja dhe te tjere jemi ketu. Gjithashtu edhe Fredi, Jorida dhe deputetet e tjere drejtues jane ketu. Faleminderit!”, shkruhet ne mesazhin e publikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.