E fortë nga Rama: Ta dini ju sa është radha e delegacioneve. I pres me dritë celulari

Kryeministri Edi Rama ka bere thirrje serish per kursimin e energjise elektrike. Teksa ishte ne nje takim ne Lushnje, ai mori edhe nje shembull nga Kryeministria, ku tregoi se kur vijne delegacionet e huaja priten me drite celulari.





Nderkohe ai vijoi sulmet ndaj opozites dhe mediave, duke i quajtur nje v ir us per vendin, qe financohen nga Rusia.

“Si mund ta beje kete nje qeveri shqiptare. Kete e ben vetem ai soji qe ju thashe, ai soji i ulet qe e ka ndjekur nga mbrapa Shqiperine. Ka ndryshuar vetem emrin. Nuk quhet Haxhi quhet Ilir, nuk quhet Qamil, quhet…. Mos t’ja permendim fare emrin ketij tjetrit. Koha do ta tregoje, por zakonisht keto te mijat dalin.





Sepse kur thoja une o Lulzim ndahu nga ata te dy jo ai. Tani ai iku keta te dy ketu. Nuk i ndahen qe nga viti 1912. Edhe thone tani s’ka lufte. Kete thote edhe Putini. Nuk ka lufte. Edhe thone hajde çohuni te rrezojme qeverine. Por keqardhje pe rata qe i shkojne pas. Ne do te vazhdojme ta mbrojme çdo familje nga ajo ar ma qe futet ne dere bashke me çmimin e energjise.

Tek fatura e energjise keni nje fashe aty qe shkruan e kuqe. Ju do te paguani vetem 20 % te atij çmimi, ndersa 80 % u’a paguajme ne. Dje bera llafe ne Tropoje. Kishte lene dritat ndezur. Sot i njejti muhabet, dritat ndezur.





Po fiki mor vlla se kur vijne keto delegacionet e huaja ne kryeministri, ne darke, nga holli deri tek une me drite celulari. Nuk po bej shaka. Normal kemi marre nje zotim qe te ulim…

Sepse nuk e kursejme do te na mungoje. Shyqyr qe nje pjese e njerezve e kane kuptuar kete gje. Beni kujdes. Kur hapni lajmet vini maske, qe te kujtoheni qe ketu ka vi r us”, u shpreh Rama.