Deputeti Korreshi zbulon planin e PD: Mjaft! Jemi të lodhur

Deputeti i PD, Saimir Korreshi thote se demokratet jane te lodhur nga drejtuesit dhe nuk do te pyesin me per to, por do te bashkohen vete.





I ftuar ne emisionin Java ne Dritare TV, Korreshi tha se demokratet e kane marre nje mesim me 6 mars, ndaj tani nuk do te veprojne me njesoj.

“Demokratet nuk do te pyesin me per drejtuesit por do te bashkohen vete. Besoj qe do te bashkohemi pjeserisht.





Ne ne Lushnje e kishim ne plan edhe me 6 mars, por nderhyri Tirana dhe gjerat nuk shkuan sikurse menduam.

Besoj se ne disa rrethe, eshte gjetur gjuha e perbashket, sepse eshte shembulli i 6 marsit, qe nese nuk hyne te bashkuar nuk fitojne.

Ne bashkite qe kane probalitetin me te madh per te fituar, besoj do ta gjejne konsensusin me njeri-tjetrin”, u shpreh Korreshin ne Dritare TV.