Habit Baton Haxhiu: Çdo gjë kundër Ramës. Nuk e di sa do ketë fuqi

Gazetari Baton Haxhiu, njohur si mbeshtetes pa ekuivok i kryeministrit Rama, nuk u shpreh optimist per garen e tij ne zgjedhjet vendore te ardhshme.





I ftuar ne nje interviste televizive, Haxhiu tha se grupi i Enkelejd Alibeajt s’do te marre asnje vote nese dalin te vetem ne zgjedhje.





Ai deklaroi gjithashtu se kryedemokrati Sali Berisha ka nje qellim (qe dihet nga te gjithe) se bashku me Ilir Meten, rrezimin e Rames nga qeveria.

Sipas Haxhiut, per Sali Berishen jane gjera shume me pak te rendesishme vula dhe logoja e PD-se teksa kerkojne rrezimin e kreut te qeverise.





“Sali Berisha e ka betejen me Edi Ramen. Ka nje qellim, fundin e Rames. A eshte vula apo jo, logoja apo jo, jane me pak te rendesishme per ate qe Sali Berisha dhe Ilir Meta po ndertojne si fryme. PS-ja nuk di sa do kete fuqi te jete ne nje gare kur gara eshte e ndertuar e gjitha kunder Edi Rames”, tha ai.