Edi Paloka sulmon ashper Yuri Kim ” Thuaj ndonje gje per Ramen apo ja merr ne….

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, reagoi pas lajmit se SHBA ka sanksionuar një politikan të lartë në Bosnje pasi kishte ngritur një skemë patronazhimi për zgjedhje, ndërkohë që uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e manipuluara nga rrjeti i patronazhistëve.





“Me siguri Yuri do na e shpjegojë dhe këtë;

Si mund të ndodhë që kryeministri i Bosnjes, pse përdori vetëm të dhënat e pensionistëve dhe vetëm për t‘ju çuar nga një mesazh propagande në zgjedhje, u sanksionua nga Departamenti i Thesarit të SHBA … ndërsa Rama që përdori të dhënat e gjithë votuesve, për t’ju bërë presion të hapur nëpërmjet patronazhistëve (siç ka dalë publikisht në media) jo vetëm nuk sanksionohet, po “e përqafojmë” si partner dhe e urojmë “për fitoren historike” pa u mbyllur ende procesi i votimit?!!!,” shkruan ai.

SHBA fut në listë të zezë ‘arkitektin e patronazhistëve’, por uron Ramën

Amerikanët vazhdojnë t’i përdorin sanksionet në një mënyrë të pakuptimtë në Ballkan. Kriteret mbi të cilat Uashingtoni vendos, mbeten flu. Pra së fundmi, në Bosnjë është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara ish-kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç.

Autoritetet në SHBA bënë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës.

“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH”, thuhet në shpjegimin e vendimit.





Por tre vite më pas, në prill 2021, në zgjedhjet shqiptare nuk u vodhën vetëm të dhënat e pensionistëve, por ato të 900 mijë qytetarëve në një masë shumë më të gjerë, dhe ShBA jo vetëm s’e ka përmendur asnjëherë këtë fakt, por nga ana tjetër e etiketoi fitoren e tretë të Edi Ramës si “historike”.





Pra është shumë e vështirë të kuptosh se si i dizenjojnë diplomatët, kandidatët për listën e tyre të zezë, apo ndoshta duke vendosur vetëm nga interesat e çastit, lobimet dhe pa pyetur fare për standarte dhe parime të njëjta