Berisha ‘i tregon kufirin’ grupit përçarës së Alibeajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ‘i ka treguar kufirin’ grupit përçarës të Lulzim Bashës, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Berisha tha në një prononcim për mediat se ndonëse do të hyjë në negociata me përfaqësuesin e grupit përçarës, Gazment Bardhin, nuk do të pranojë t’i venë kushte.





“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë, të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret”, u shpreh ish-kryeministri.





Këtë deklaratë Berisha e bëri para selisë blu, pak minuta para se të niste takimin me partitë aleate joparlamentare.