Lorenc Vangjeli: Rama është dështim! Përballë Sali Berishës ai ngjan si një …

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se edhe pse kryeministri Edi Rama eshte perballur me kr iza te njepasnjeshme dhe deshtime ne qeveri, ai ngjan i pafajshem perballe kryedemokratit Sali Berisha.





Vangjeli u shpreh se Rames i lind e drejta te thote se eshte zgjidhja e vetme ne skenen politike shqiptare aktuale.





“Rama sot mund te thote nuk zgjidhem, por jam zgjidhja e vetme. eshte çeshtje raporti. Perballe zotit Berisha, ai ngjan si nje gjimnazist i pafajshem, sikur ka ardhur rishtar ketu. eshte tjeter histori Meta, hyn ne tjeter kategori”, theksoi ai.





Shqiptaret sot nuk pelqejne asnje nga figurat politike ne vendin tone. Te pyetur nga Barometri, 56% e tyre kane shprehur mendim negativ per kryeministrin Edi Rama, ndersa 40.6% kane qasje pozitive ndaj figures se tij.

Qasja negative rritet me shume kur flasim per opoziten, ku per kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha, 71.5% e shqiptareve kane mendim negativ. Ndersa vetem 26.2% e te targetuarve kane mendim pozitiv.