Ilir Meta tregon arsyen e bashkëpunimit me Sali Berishën

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta e ka konsideruar fatkeqesi faktin qe ne 30 vite, Shqiperia nuk ka prodhuar politikane te rinj dhe te qendrueshem.





Sipas tij, nese do te kishte politikane te tille, vendi do ishte ne nje situate me te mire dhe nuk do lindte nevoja per t’u rikthyer ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha ne politike aktive.





Pyetje: Keni besim tek zoti Berisha?

Meta: Une kam besim tek bindjet e mia, tek idete e mia, karakteri im dhe padyshim qe une bashkepunoj me ata aktore qe jane dhe jo me ata qe une do enderroja te ishin.





E kam bere te qarte se edhe perpara se te beheshin keto perrallat qe me thoni, jo u shpall keshtu e ashtu. Une ia kam bere te qarte zotit Rama, e kam thene ne kete menyre.

Eshte fatkeqesi qe ne Shqiperi, akoma pas shume vitesh, politikani me serioz mbetet Berisha. Ne ate qe thote, i qendron ose jo. Çdo politikan merr vendimet e tij, nuk jane gjithmone perfekte.





Kjo eshte fatkeqesi pasi vendi ne 30 vjet duhet te kishte nxjerre shume politikane te rinj, te qendrueshem, te pergjegjshem dhe profesionist.

Vendi do ishte ne nje situate shume me te mire dhe nuk do kishte nevoje as per mua qe te kthehesha ne politike aktive. S’do kishte nevoje as per zotin Berisha te rikthehej dhe ai.