Këtu i ka prishur marrëdheniet me Sali Berishën! Deklaratë e fortë e Kryetarit të PD-së

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar dje se nuk takohet me persona te shpallur “non grata” duke iu referuar Berishes dhe ka theksuar serish qendrimin e saj se njeh Enkejeld Alibeajn ne krye te PD.





Berisha tha se keto deklarata nuk jane te verteta.

Ai i ka bere thirrje ambasadores Kim qe t’i kerkoje falje publike demokrateve per frazen “Mos hani bar qe te votoni Sali Berishen”.





Berisha: Zotimi i ambasadores se zyrtaret amerikane dhe ajo personalisht nuk takohen me persona te dizenjuar eshte nje deklarate sikur ta kishte bere Edi Rama. Pse them Edi Rama? Sepse eshte genj eshter, nuk eshte e vertete.

Zyrtare te larte te Departamentit te Shteti takohen me te dizenjuar apo idhtare te flakte te Putinit, si Dodiku. Cila qendron ketu? Kjo eshte nje gje e pavertete. Ambasadorja sillet si guvernatore. Perveç kesaj u be e famshme ajo fraza e barit. Zonja u beri thirrje demokrateve mos hani bar qe te votoni Sali Berishen. Ketu i ka prishur marredheniet me Sali Berishen. Une kam deklaruar qe pa kerkuar ndjese publike demokrateve ajo nuk takohet me Sali Berishen. Te kerkoje ndjese dhe pastaj te tjerat diskutohen.





Berisha theksoi se PD mbetet e vendosur per te zhvilluar marredhenie shume te mira dhe miqesore me SHBA. sipas tij SHBA eshte aksioneri kryesor i sigurise se botes se lire dhe opozita beson se duhet te jape çdo kontribut te nevojshem qe ky funksion te permbushet ne funksion te vendit dhe paqes ne bote.