Flet më shumë se Kryeministri…. /Baton Haxhiu kritikon ashpër ambasadoren Y. Kim

Baton Haxhiu, ka kritikuar ambasadoren Yuri Kim, pas disa deklaratave te saj ne emisionin “Opinion”, por edhe per sjelljen e saj ne pergjithesi.





Haxhiu tha se Kim foli si kryeministre e Shqiperise dhe se sot SPAK duket me shume si prokurori e Ambasades Amerikane, sesa si prokurori e Shqiperise.





“Yuri Kim foli si te jete kryeministre e Shqiperise. Kjo foli me shume se kryeminsitri per Shqiperine.





Ajo e ka marre mandatin per nje gjuhe te tille, ajo e perfundon mandatin ne dhjetor. E dyta, foli me emra te pervetshem, qe i preku dhe perkrahu, sidomos ish drejtorin Gledis Nano.

Pastaj foli per SPAK, sikur te ishte SPAK prokurori e ambasades dhe jo e Republikes se Shqiperise. Mbeshtetja dhe diskursi per SPAK, tregon se institucionet e shtetit, nuk kane nje lloj kontrolli institucional. SPAK i pergjigjet ekskluzivisith financuesve te tille.





Ajo ka te drejte te kerkoje rezultate, por jo me kete gjuhe.

Do te ishte e ndershme te na thote, si mund te jete vend demokratik, nese ambasadorja nuk thote cilat jane mediat e financuar nga ruset?!

Nese Rusia eshte e keqja e kesaj kohe, thuaje cilat media perkrahen nga Rusia”, deklaroi Haxhiu.