Fitoi zgjedhjet në Itali, Meloni mesazh mbështetje për Sali Berishën: Do ju mbështesim …

Koalicioni i djathte ne Itali, i kryesuar nga Georgia Meloni, ka fituar zgjedhjet e se dieles.





Ne nje mesazh, kryetari demokrat, Sali Berisha, thote se ne Itali kane fituar miqte e PD-se.





Ne prill te ketij viti, Meloni vete pershendeti Kuvendin Kombetar te demokrateve.
Ne nje mesazh per demokratet shqiptare, Meloni shprehej se, ata mund te mbeshteten gjithmone te konservatoret italiane.





“E juaja eshte nje parti e guximit, patriotizmit dhe lirise.

Pas renies se regjimit komunist te Enver Hoxhes ju rindertuat vendin tuaj, mbi baza demokratike, duke ruajtur kulturen shqiptare dhe duke rivendosur sovranitetin kombetar. Ju keni qeverisur per 13 vite dhe i keni kthyer dinjitetin popullit tuaj. Ne italianet e dime mire historine tuaj dhe vu ajtjet e shqiptareve te detyruar te largohen nga shtepite e tyre ne kerkim te nje jete te re. Nese shume prej tyre, me kalimin e viteve, kane vendosur te kthehen ne atdheun e tyre dhe te ndihen serish shqiptare krenare, eshte fale mbi te gjitha partise suaj qe e ka rikthyer Shqiperine ne zemer te Europes.

Sot, nepermjet ketij Kuvendi Kombetar, ju po riorganizoni levizjen tuaj politike dhe me pas do te zgjidhni lidershipin tuaj te ri.

eshte e rendesishme te punohet per te promovuar nje axhende konservatore me ne qender dinjitetin njerezor dhe vlerat themelore qe mbajne bashke komunitetet tona kombetare dhe qe sot jane te sul muara. Promovimi i ekonomise reale kundrejt ekonomise se bazuar ne financa. Krijimi i nje ekonomi tregu autentike sociale, te fokusuar ne mbrojtjen e teknikave tradicionale te punes dhe rritjen e specifikave te territoreve dhe produkteve tipike,” tha Meloni.

“Ju uroj pune te mbare dhe dijeni se ne anen tjeter te Adriatikut mund te mbeshteteni gjithmone te konservatoret italiane”, theksoi Meloni.