Rama i bëri dhuratë Vuçiçit/ Gazetari Papa tregon prapaskenat e takimit në SHBA.

Gazetari Robert Papa duke folur në një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV foli mbi vizitën e Ramës në OKB.





Papa tha se takimet në OKB janë të nivelit të qokave duke theksuar se bisedat serioze me partnerët bëhen në Uashington.





Papa tha se dalja e kryeministrit shqiptar në emisionin e Grenell, mund të jetë dhuratë e Vuçiçit, ose të jetë siguruar nga vetë kontaktet që Rama mund të ketë ruajtur me “të besuarin” e Trump, i cili nuk përfaqëson konservatorët e djathtë.





“Takimet që bëhen në OKB janë të nivelit të qokave, mundohesh të kapësh kë të kapësh. Ata partnerë e dinë që Rama pranoi dhjetëra iranianë të opozitës vetëm për një ftesë në Shtëpinë e Bardhë. Ndryshimi midis Berishës dhe Ramës, është që Berisha pritej nga 500 ose 1 mijë shqiptarë me ovacion ose respekte. Shumë liderë e shohin vizitën në OKB, thjesht si vizitë për të parë Nju-Jorkun dhe shkaktojnë trafik.

Media e djathtë ka theksuar që OKB-ja ka ngelur në nivel propagande. Bisedat serioze me partnerë duhet të bëhen në Uashington. Takimet në OKB janë 5-10 minuta. Rama tregoi afrim me Vuçiçin. Në vend të dilte në krah të Presidentes së Kosovës, u shfaq me Vuçiçin! Nuk e di si mund të informosh partnerët mbi sulmin iranian kur shfaqet kaq miqësor me një kundërshtar të Perëndimit, dhe aleat të Putinit”.





Lidhur me daljen e Edi Ramës në emisionin “Neës Max”, Papa tha:

“Është një ekran periferik i ekstremit të djathtë që s’ka shumë shikues Rama duke dalë me Grenell kërkon të jap ambientet qeveritare një sinjal që ja unë po dal me të djathtën. Grenell nuk ka qenë ndonjëherë përfaqësues i konservatorëve të djathtë”.