“Grupi ALIBASHA”. Çfarë roli ka ishkryetari? Enkelejd Alibeaj befason me përgjigjen

Kreu i grupit parlamentar te PD, Enkeljed Alibeaj, ka folur ne lidhje me nofken publike qe i ka vene kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili shpesh e quan “Alibasha” per te treguar varesine sipas tij qe Alibeaj ka nga Basha.





Ne nje interviste ne RTSH, Alibeaj tha se nuk ka asnje rendesi per te se cfare thote Berisha, ndersa i pyetur se sa ndikim ka Basha, ai theksoi…





Pjese nga biseda:

Elona Meço: Zoti Alibeaj, çfare ndikimi ka zoti Basha tek ju personalisht dhe tek grupi. Konsultoheni, komunikoni, i merrni vendimet bashke?





Enkelejd Alibeaj: Une flas me te gjithe anetaret e grupit parlamentar qe bejne jete parlamentare, mblidhemi ne grup. Zoti Basha ka gjetur nje zgjidhje qe te jete pak me I terhequr dhe kjo eshte zgjedhja e tij.

Elona Meço: Ka ai ndikim ne vendimmarrjen tuaj?

Enkelejd Alibeaj: Jo! Çfaredo lloj vendimmarrje e grupit eshte e konsultuar me kedo nga anetaret e grupit qe vjen, merr pjese dhe ben jete parlamentare.





Elona Meço: Pse eshte krijuar perceptimi qe ky eshte grupi i Bashes?

Enkelejd Alibeaj: Besoj eshte ne ndikimin dhe sigjerimin e zotit Berisha dikur.

Elona Meço: Edhe tani, sepse ai ju drejtohet juve si “Alibasha”.

Enkelejd Alibeaj: Qofte edhe per kete arsye. Kushdo qe mund te abuzoje, ka lirine per te abuzuar, po qendrimet e mia jane qendrime te miat. Mund t’ju kujtoj qe jam ai qe kam patur perplasjet dikur me zotin Berisha, edhe me zotin Basha, por ama ç’eshte e drejte, eshte e drejte. Negociate, kompromis me qendrimet e mia une nuk bej dhe nuk kam per te bere asnjehere. Koha do te tregoje se qendrimi im dhe i grupit parlamentar eshte qendrimi me i mire i mbajtur ne te mire te demokrateve dhe PD-se.