Kryeministri Rama: Inceneratorët “vepër arti”. Çdo mbetje që ju shikoni do ta kthejmë në …

Gjate komunikimit me gazetaret dhe me qytetaret, Rama u pyet edhe per inceneratoret.





“Ne paguajme çmimin per mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ne impiantin e Sharres, ku procesi fillon qe nga mbledhja, tek trajtimi, dhe pastaj ne fund fare tek transferimi ne energji, i cili eshte nje proces qe nuk ka filluar. Kjo eshte e vertete, por qe nuk ka lidhje me ate qe paguajme ne zoteri.





Çmimi per ton i Tiranes eshte çmimi absolutisht çmimi me i ulet i trajtimit te mbetjeve ne Europe dhe ne rajon, kjo eshte e verteta. Dhe arsyeja e berjes se nje partneritet me afat te gjate eshte pikerisht kjo. Mundesia per te balancuar nevojen qe njerezit te mos paguajne koston reale.





Atje eshte nje projekt ne vazhdim, nuk eshte nje projekt i perfunduar. Por nderkohe, ne ate zone mblidhen dhe perpunohen te gjitha mbetjet. Dhe nuk ka tym e nuk ka zjarre, e nuk ka helme, e nuk ka asgje tjeter perveç perpunimit te mbetjeve. Kur te ndertohet impianti i transformimit te mbetjeve ne energji, do te jete hallka perfundimtare. A ka mbledhje mbetjesh apo jo? A eshte Tirana sot nje nga qytetet me te pastra?

Ne Shqiperi nuk diskutohet, por a e shikoni Tiranen per pastertine e saj, a ju kujtohet Tirana si ka qene mes plehrave? Kombinati ishte i gjithi i zhytur ne bloze mushkerish”, tha Rama.