Basha-Rama/ Ish Ambasadori i SHBA “Fundos” Lulzim Bashën.





Kryetari i Partise se Lirise Ilir Meta, deklaroi se gjate kohes qe ka qene President i republikes ne zyren e tij ka shkuar ish-Ambasadori i SHBA ne vendin tone, dhe i ka thene se PD po lobon me mbeshtetjen financiare te Rusise, por nuk e kishte besuar.





Duke folur ne “Ora e Betit”, Meta tha se te gjitha veprimet e bera nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha jane dhurate per Edi Ramen.





“Nuk kam se çfare komenti te beje per lobimin e Bashes, sepse fakti qe ka pasur nje problem eshte e qarte. Ambasadori amerikan me erdhi ne zyre dhe me ngriti keto shqetesimi sipas tyre, qe eshte ne koherence me keto lajme. Une nuk e mora seriozisht se mendova se ishte e njeanshme. Edhe Berishe si ka vajtuar sikurse me erdhi mua. Keto çeshtje e dine me mire ato institucione atje dhe i takon PD-se. Ajo qe eshte e qarte se te gjitha veprimet qe ka marre Basha jane veprime dhurate per Ramen”, u shpreh Meta.