Kreu i SPAK Arben Kraja drejt largimit!

Gara per kreun e ri te Prokurorise se Posaçme pritet te hapet ne 16 shtator, ne mbledhjen e pare qe Keshilli i Larte i Prokurorise ka planifikuar te zhvilloje.

“Drejtuesi aktual i Prokurorise se Posaçme perfundon mandatin ne daten 18 dhjetor dhe ne kemi detyrimin si Keshill qe 3 muaj para perfundimit te hapim garen. I bie qe javes tjeter, ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit qe kemi fiksuar ne date 16 shtator, nje nga pikat ne rendin e dites do te jete edhe hapja e gares per drejtues te Prokurorise se Posaçme”, shprehetkreu i KLP, Alfred Balla.

Ai tregoi me shume mbi kriteret qe favorizojne me shume kandidatet:

“Kuptohet qe kandidatet qe kane me shume eksperience ne drejtim, sepse mundet te jesh nje prokuror i mire, por nuk je menaxher i mire i nje zyre. Kandidatet qe kane spikatur me punen e tyre.
Ata qe kane nje figure edhe mediatike dhe marredhenien me median dhe publikun per aq sa i takon. Kandidatet qe kane eksperienca ne hartimin e akteve nenligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh ne perzgjedhje.

Plotesimi i SPAK me 20 prokurore, sipas Balles do te duhet te prese, pasi Keshilli eshte fokusuar ne plotesimin e vakancave ne prokurorite e rretheve aty ku mungojne 104 prokurore:

“Burimi kryesor i futjes se prokuroreve ne sistem eshte Shkolla e Magjistratures dhe qe kur jemi krijuar kemi emeruar 40 prokurore. Kete vit ne emeruam 22. Per te zbutur vakancat i kemi propozuar Kuvendit qe te behet i mundur ndryshimi i ligjit ne lidhje me prokuroret qe jane ne proces studimi te cilet vitin e 3 te munden ta bejne praktike te pagueshme dhe te punojne ne sistem”.

Kreu i KLP thote se ndryshimi i ligjit do te sjell me shume burime njerezore ne sistem.