Yuri Kim sinjalizon mesazhin e forte pas takimit ne Kuvend

Kë do të takoni nga Opozita?/ Kim: Drejtuesit që janë zgjedhur në mënyrë të ligjshme





Pas takimit me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur detaje nga biseda.

Ajo ka treguar për mediat se në fokus i bisedës ishte theksimi i rëndësisë së ligjeve, mbajtjes së rregullave dhe forcimi i institucioneve demokratike.

“Është e rëndësishme që të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve dhe mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike.





Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do vazhdojmë të takohemi me drejtuesit që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë rol legjitim për të luajtur në luftën kundër korrupsionit”, tha Kim.