Gledis Nano nën hetim/ E konfirmon Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ka reaguar pas deklarates se ish-kryepolicit Gledis Nano i cili tha ne nje deklarate per mediat franceze se 14 persona te kerkuar nga policia jane arratisur per shkak se operacionet dekonspiroheshin.

Ai deklaroi se nese nuk e di Gledis Nano kush i dekonspironte operacionet nga do e dije kete gje ministri.

Megjithate shtoi se do te nise nje hetim, pjese e te cilit do te jete edhe Nano.

“Pa diskutim eshte shqetesuese dhe pjese e punes se perditshme qe ka policia e shtetit per ta pastruar radhet e saj nga keto elemente. Deklarata e Gledis Nanos, kur nuk e di ai kur ishte ne detyre, veshtire se do e dije ministri kete gje.

Ajo eshte ne hapesiren e informacionit qe ka drejtori i policise. Ne do ta hetojme dhe do ta thellojme hetimin. Do perfshihet edhe Gledis Nano qe ka bere kete deklarate te tille per te shkuar drejt zbardhjes se te vertetes per kedo qe dekonspiron operacionet policise”, u shpreh ai.