Fillon puna për Satelitët/ Agjencia e Prokurimeve Publike shpall fituesin

Ideja e hedhjes se sateliteve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ ne orbite ka nisur te marre jete. Pasi tenderi i pare u anulua per shkak se nuk kishte oferte, tashme eshte bere me dije se ka nje fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bere me dije diten e sotme se eshte shpallur fituesi per proceduren “dialog konkurrues” te sateliteve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes.

Keshtu, fituese e ketij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mesohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojne 6 milione dollare, ose 671 760 000 leke, per nje kohezgjatje kohore prej 3 vitesh.

Satelitet “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet te ishin ngritur ne mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitet dhe dronet inteligjente do te sherbejne per te patur kontroll te plote mbi te gjithe territorin e vendit dhe jo per ofensiva ushtarake apo per kerkime ne Mars, por do te shperbejne per çeshtje civile te vendit.