Kryetari i PD, Berisha: Kam folur me Metën dhe jemi dakortësuar. Ja kur fillojmë

Ne shtator do te nisin protestat ka njoftuar me heret Berisha. Por kur, a ka nje date dhe çfare bisedoi me Meten?





Ish-kryeministri tha sot se me kryetarin e Partise se Lirise foli per aksionin dhe jo daten.

Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar date per proteste.





Kemi rene dakord per nje aksion te fuqishem opozitar per perballje me kete regjim, qe po shtrengon çdo dite e me shume monizmin e tij ne vend, vje dhjet dhe pla çkitjet e qytetareve shqiptare dhe sundimin e kri mit.





E theksova dhe e theksoj serish, zhvillimet e dy diteve te fundit kane qene zhvillime qe ne nje shtet normal te kujtojne grushte te pjesshme te shtetit.

Ti je kryeminister, por nuk mund te heqesh drejtorin e Policise se Shtetit pa motive te forta dhe publike.

E heq ate, vetem per qellime te mbrapshta, kur nuk tregon motivet.

Ti je kryeminister, por nuk mund te zevendesosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar drejtorin. Ate e kane nisur ne shkolle pa afat. Paska qene i pashkolluar ky Helidoni. Ka muaj te tere ne SHBA.

Ti je kryeminister, por nuk mund te shkarkosh drejtorin e pastrimit te pa rave pa dhene shpjegime. Ne mungese te shkaqeve te shkarkimit, çdo qytetar ka te drejte te besoje se kane qene arsye personale.

Sepse klani Rama eshte i perfolur ne te gjithe aferat tha ai.