Nikoll Lesi shpërthen ndaj “Kolegëve”: Na keni çarë tra*in duke bërë si shenjtorë

Nese shikon me kujdes emra analistesh apo njerez nga bota e medias shqiptare veren se pagat e tyre jane te jashtezakonshme, stratosferike.





Ose me sakte nese nuk do te dilte data base, nuk do te kishim kurre mundesi te merrnim vesh se nga u vijne burimet financiare te pa imagjinueshme.





Edhe gazetare te njohur te CNN apo BBC, bile edhe drejtues te ketyre stacioneve prestigjoze nderkombetare, nuk kane rroga te tilla mujore siç dalin disa emra analistesh shqiptare dhe kosovare, per te cilet kishte dyshime se pse e ngrinin zerin neper studio televizive, por kur shikon rroga mes 15 milion deri ne 22 milione leke ne muaj kupton qarte se sa te “pavarur” jane ata!





Dhe kur shikon se kush ua paguan nga ky publikim i pagae, dalin pronaret e vertete te zerit te tyre te “lire”.

Por nga data base qe u publikua, shikon se si disa analiste paguhen ne vende pune qe nuk kane asnje lidhje me punen ne media.





Natyrisht qe ato jane paguar dhe u befshin mire, por se paku te mos na çajne tra’pin me mor’alin e tyre te pesh.tire si gjoja njerez te drejte e qe jane te lire neper studio televizive kombetare.

Ata (emrat nuk po ua permendim derisa te pyesim nje avokat nese perben shkelje) nuk duhet te na tregojne ligjin, barazine etj neper studio qe kane license kombetare.

Natyrisht qe jane media televizive private, por licensa mbetet pasuri publike e te gjithe shqiptareve dhe ata qe na bejne mo’ral, te mos duken si shenjetore.

Natyrisht qe disa analiste apo gazetare me emer punojne ne menyre titanike dhe e meritojne, por sepaku disa syresh, pas ketij publikimi doli se ku paguhen.

Nuk po flasim kesaj here se nga u vijne keto shuma marramendese eurosh, porse po mjaftohemi me dy.fyty.rsine e tyre kur i shikojme neper studio.