Përpjekjet e fundit për rikthimin e Bashës në krye të PD. Ndërhyrjet në vendimin e Gjykatës …

Kryetari i shkarkuar dhe me pas i dorehequr i Partise Demokratike, Basha, po behet gati per rikthimin ne politike.





Burime prane Bashes thane se ai eshte duke u pergatitur per krijimin e nje partie te re, dhe se ka gati gjithçka, formulen, strukturen dhe njerezit qe do ta mbeshtesin.





Ai pritet qe te kete nje numer te pakten prej 7 deputetesh, si nje levizje per te krijuar nje grup parlamentar me vete, jashte atij te Partise Demokratike.

Nga ana tjeter Basha eshte duke negociuar me disa kryetare degesh apo mbeshtetes te tij per te themeluar nje parti te re.





Pas ketij lajmi ka reaguar dhe ish-zedhenesja e Berishes Juela Meçani.

Ne nje interviste televizive, ajo eshte shprehur se zgjatja e vendimit te Gjykates per t’i dhene vulen e PD-se grupit te Berishes apo atyre qe jane mbeshtetes te Bashes me ne krye Enkelejd Alibeajn, po perkeqeson situaten brenda kesaj force politike.





“Paralajmerimet jane se situata politike do te nise vrullshem ne shtator. Jane hedhur indicie se do te jete nje vjeshte politike opozitare e mbeshtetur te den oncimet.

Zgjatja e vendimit te Gjykates per PD eshte gjeja me e gabuar qe u be. eshte pak i habitshem dhe zgjatja e ketij vendimi e kris edhe me shume situaten brenda PD-se.

Ajo qe une nuhas eshte se nje pjese e lidershipit te kaluar te Bashes. Jane ne pritje te ketij vendimi per t’i dhene nje zgjidhje politike karrieres se tyre politike dhe e dyta kredopolitike te nje force te re.

E nuhas qe do te kete nje force te re politike. Mendoj se njera nga palet qe do te marre vendimin e gjykates do te jete e detyruar te beje nje parti te re.

Basha mendoj se po ben pergatitje per nje parti te re. Sido qe te jete vendimi i gjykates, do te shkoje drejt krijimit te nje partie te re”, u shpreh Meçani.