Ramë vıktımë/ Oerd Bylykbashi hedh dritë mbi kurthin e Bashës në 2017.

Deputeti Oerd Bylykbashi thote se Basha i merrte vendimet ne PD pa pyetur Kryesine dhe Grupin Parlamentar.

Bylykbashi deklaroi se ne 2017 deputetet nuk e dinin qe ne Bulevard, ne mbyllje te pro testes, do te ngrihej nje çader dhe brenda atyre plastmaseve, shtoi ai, do te atrofizohej opozita.

Vendimet Basha i merrte me nje grup jashte PD-se, tha Bylykbashi.

“Ishte nje vendim krejt papritur, askush nuk e merrte vesh. Ishte nje grup brenda ne PD qe nuk ishte grup vendimmarrje politike, nuk ishte instance politike, ishte nje grup PR diku madje as brenda partise, diku jashte ndoshta. Keta keshillonin kryetarin se çfare ishte me e mire. Dhe une qe isha deputet, anetar i Kryesise, kisha rol premintet ne Reformen ne Drejtesi, drejtues i deges me te madhe ne vend, te Durresit, e kam pare ne Bulevard qe po ngrihej diçka dhe nuk e kuptoja se çfare ishte. Pra, nje vendim qe na zuri papritur. Kam pare si eshe atropfizuar partia brenda plastmasit te asaj çadre dhe se si ngrihej kulti i Bashes.

Dhe nga ai moment e tutje qe me pas u pasua me vendimin e befte per te nderprere ate çadren sepse u be marreveshja. Iu dha koalicioni Rames me marreveshje, e vetmja gje qe donte. Mund t’i jepte edhe postin e kryeinistrit per nje muaj Bashes, i duhej vetem koalicioni. E mori dhe ne humbem zgjedhjet, u fragmentuam dhe dolem me 460 mije vota.

Me pas ka vijuar me nje seri vendimmarrjes te tjera, djegia e mandateve, tentativa per te bllokuar zgjedhjet, qe u goditen rende nga nderkombetaret, mbi te gjitha nga amerikanet, u ka dale per zot Basha atyre vendimeve. Jane shume vendime strategjike te marra gabim. A vjen nga paaftesia apo diçka tjeter kete une nuk e them, por jane vendime qe kane nje konseguence qe brenda tyre kane nje element si do te projektohej gjithmone e me shume pavaresisht nga rezultati ne zgjedhje, nje figure qe dominonte dhe merrte kontrollin perfundimtar te partise”, u shpreh Bylykbashi.