(Emri) Gazetari Artan Hoxha: Një tjetër Ish Ministër së shpejti “Kokë Turku” nga Rama

Gazetari Artan Hoxha pretendon se ish-ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj, po behet “koke tur’ku” nga kryeministri Rama per koncesionin e sterilizimit.

Hoxha tha se Rama e ka leshuar Beqajn, pasi sipas tij rrez ikohet vete.

“Rama po e ben Ilir Beqajn ‘koke tur’ku’. Kjo çeshtje eshte mbajtur zvarre kaq gjate. Nese Rama rrez ikohet vete, te leshon”, u shpreh ai.

Me tej, gazetari deklaroi se nese prokuroret i kane thene Beqajt te mos largohet nga Shqiperia, ne hapin e radhes do t’i komunikojne masen e sigurise.

“Kur je ne cilesine e personit qe jep deshmi, prokuroret ne fund te seances te keshillojne qe mos u largo ne kete periudhe nga vendi. Nese i eshte thene kjo gje, parathenie per ate qe do ndodhe me mbrapa. Kur te thuhet qe s’duhet te largohesh nga territori, hapi tjeter eshte komunikimi i mases se sigurise. Kete nuk e dime nese i eshte thene Beqajt atje brenda”, theksoi Hoxha.