Hetojeni! Ambasadorja e SHBA siguron mbështetjen maksimale për Arben Krajën në hetimin e …

Pas kthimit nga vizita zyrtare qe zhvilloi ne Uashington, kreu i SPAK Kraja u takua kete te merkure me ambasadoren amerikane ne vendin tone, Y Kim.

Ishte vete ambasadorja e cila teksa percolli kete foto shkruajti: “Kenaqesi te mireprisja shefin e SPAK, Kraja pas vizites se tij zyrtare ne Washington, e cila forcon me tej bashkepunimin SHBA-Shqiperi ne lu ften kunder korr upsionit dhe krı mıt te organizuar. SHBA do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem punen e SPAK dhe institucioneve te tjera te reformes ne drejtesi”.

Kujtojme se nje dite me pare Meta e cilesoi kreun e SPAK si spur*dhjak te mazhorances. Kjo deklarate pas lajmi se Meta ndodhet nen hetim nuk u prit mire nga ambasadorja amerikane e cila pak me vone tha:

“Kerc enimet per prokuroret dhe gjyqtaret – dhe perpjekjet e tjera per te prishur reformen ne drejtesi ne Shqiperi, nuk duhet te pranohen me si “normale”.

Kjo sjellje nuk i perket nje vendi qe eshte ne NATO, ka hapur negociatat per anetaresim ne BE dhe eshte ulur ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.

Per nje kohe te gjate, te pasurit dhe/ose te fuqishmit kane besuar se jane te paprekshem.

Tani ata jane te shqetesuar, mosndesh kueshmerise se tyre mund t’i vije fundi. Ndersa reforma ne drejtesi zbatohet  dhe jep gjithnje e me shume rezultate, do te behet me e qarte dhe me e qarte se askush – ASKUSH – nuk eshte mbi ligjin”