Si LAJA e KULLËS së BARIT/ Edmond Spaho “gozhdon” Ministren e Financave Ibrahimaj

Deputeti i PD-se, Edmond Spaho i eshte pergjigjur ministres se Financave, Ibrahimaj e cila deklaroi dje se jane rritur te ardhurat dhe se ne shtator do te miratohet paketa e dyte e ndihmes per shtresat ne nevoje. Por, Spaho shtron pyetjen se cfare do te hane pensionistet dhe shtresat ne nevoje deri atehere, pasi nga qershori ne shtator jane pa ndihme per perballimin e rritjes se çmimeve.

“Kjo eshte bere si Laja e Kulles se Barit. Per ty mire eshte ekonomia sepse me cmimet e larta, ke marre nga xhe pat tane deri tani nja 500 milione euro me shume te ardhura. Edhe vende te tjera kane mbledhur me shume te ardhura nga rritja e çmimeve por ja kane kthyer qytetareve te tyre me paketa ndihme financiare.

Merr Greqine qe e kemi afer, 300-400 euro ju dha familjeve me te ardhura te ulta, 600 euro per familje ju dha per kompesimin e cmimit te energjise elektrike, 100 euro kompesim per rritje e cmimit te karburantit dhe tani po ju jep ndihme financiare per pushime. Po ti moj pellumbeshe cfare ju ke dhene qytetareve te tu dhe pensionisteve te cilet jane per buken e gojes.

Çfare ka ndryshuar qe ju hoqe pensionisteve 3000 leket; 6,7% ishte inflacioni ne muajin Prill, 7,5% eshte ne muajin Korrik? A jane me mire apo me keq sot pensionistet, a ju kushton jeta me lire apo me shtrenjt? Bordet te shpetuan ty dhe jo ne. Ne na e keputen deri atje ku nuk mban me miratimin tend dhe te Sulltanit te Surrelit. Je e patur p qe del e na flet per te tilla “suksese” ne vend qe te ulesh koken e te mos ndihesh” shkruan ai.