Ambasadorja e SHBA në Tiranë garanton qytetarët: ME JU DERI NË FUND!

Ambasadorja e SHBA Y Kim ka folur pas fluturimit mbi sheshin “Skenderbej” te dy avioneve bom bardues B52.

Ajo u shpreh se kjo e ben shume te qarte qe per SHBA, marredhenia ne fushen e mbrojtjes eshte jashtezakonisht e rendesishme.

Kim u ndal edhe te rasti i ndalimit te tre te huajve ne uzinen e ar meve ne Gramsh duke theksuar se do te priten perfundimet e hetimit dhe venia para drejtesise te atyre qe jane pergjegjes.

“Jemi shume te lumtur qe jemi ketu, ne mes te Tiranes, ne mes te Shqiperise per fluturimin historik te dy avioneve bombardues B52. Ashtu siç te gjithe e dine, ata jane avionet me te medhenj te ushtrise amerikane dhe po kryejne nje stervitje duke fluturuar mbi rajon, perfshire edhe Shqiperine, por jo vetem Shqiperine. Po fluturojne edhe ne vende te tjera.

Kjo duhet ta beje shume te qarte qe per Shtetet e Bashkuara, marredhenia jone ne fushen e mbrojtjes, aleanca jone me Shqiperine, eshte jashtezakonisht e rendesishme. Ne qendrojme gjithmone krah aleates sone te NATO-s. Tani, me pas, gjithmone!

Nuk duhet te kete asnje dyshim per kete! Dhe jam shume e kenaqur qe jam ketu me Shefin e Shtabit tuaj. E di qe ka pasur disa inc idente kohet e fundit, por ne jemi me ju deri ne fund. Dhe presim te shohim perfundimet e hetimit dhe venien perpara drejtesise te atyre qe jane pergjegjes”, u shpreh Kim.