Berisha mban fjalimin emocionues/ “Foltorja solli shpresë, ideale dhe besim”

Lideri historik, Sali Berisha nga Foltorja në Devoll ushprehu mirënjohjen delegatëve të Devollit, për mbështetjen e treguar ndaj Foltores.





Më tej ai theksoi se shqiptarët shohin tek kjo lëvizje shpresën, idealet dhe besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narko-shteti.

“Vij këtu për të shprehur nderimin ndaj delegatëve të Devollit që u bashkuan ndër të parët për nismën për një PD më të bashkuar, demokratike e të hapur. Firmosën rithemelizmin në 11 dhjteor.

Firma juaj ka transformuar Shqipërinë si revolucion demokratik e paqësor. Mrekullia e dytë e Shqipërisë nga vitet 1990. Foltorja befasoi mbarë shoqërinë, u shndërrua në uragan.





Shqiptarët shohin tek kjo lëvizje shpresën, idealet dhe besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narko shteti. Foltorja është shdërruar në zhvillimin më pozitiv të 8 viteve të fundit”, tha Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *