Zyrtare/ Konfirmohen koalicionet e para për zgjedhjet 2023






Ish-kryeministri Berisha dhe Meta e kane konfirmuar sot te dy se do te jene ne nje koalicion ne zgjedhjet e ardhshme lokale qe do te mbahen vitin tjeter. I pari ishte Berisha qe tha se do te jene bashke perballe Rames.

“Koalicion do te kete dhe do te percaktoje rregullat e tij, por çfare do te jete ne kete koalicion per PD-ne, aksione te PD-se, ato do te zgjidhen me primare.

Cilido qe eshte deputet i PD-se dhe do te kandidoje eshte i mirepritur t’i nenshtrohet primareve. Kryetari dhe kryesia e PD-se nuk kane asnje pushtet de facto, jane primaret” tha Berisha.





Dy ore me pas erdhi konfirmimi nga Meta. “Do te bashkepunojme me te gjitha forcat e verteta opozitare.

Pershendes idene e primareve qe ka futur Berisha ne PD, eshte e mrekullueshme dhe ne rastin e nje koalicioni mund te ishte e mrekullueshme per te gjithe koalicionin per te zgjedhur kandidatet me te mire te opozites per te gjitha bashkite tona” tha ai.