Astrit Patozi: Faleminderit Sali për ftesën e DASMËS






Pas deklarates se ish-kryeministrit Berisha se figurat e njohura politike te cilat jane larguar ne 8 vitet e fundit nga selia blu ishin te mirepritura te riktheheshin ne parti, vjen nje reagim nga Patozi.

Ky i fundit permes nje mesazhi ne rrjetet sociale, thekson se nuk ishte ne kerkim te ndonje partie. Mes te tjerash Patozi pohon se :





“Ndihem shume rehat sot me jeten dhe lirine time, nderkohe qe per asnje çast ne kete bote nuk kam menduar se politike behet vetem brenda nje partie dhe vetem rrotull nje udheheqesi legjendar dhe te pagabueshem”.

Duke mos i kursyer ir onite, ish-deputeti i PD-se, shkruan se “ftesa ve’rbale per “dasem” qenka bere pas mesit te nates, kujtoj se e njejta gje ka ndodhur edhe 5 vjet me pare, kur na larguan”. Meqe me paska dale emri mbreme dhe media eshte shprehur shume e interesuar, e gjeta te udhes te jap nje pergjigje te shkurter.





Faleminderit qe na kujtojne ende, por une nuk jam ne kerkim te ndonje partie. Aq me pak te atij lloji, qe jane katandisur si mos me keq nga drejtimi i gabuar per nje kohe te gjate dhe te panderprere.