Grisi zarfin me emrin e Fatos Nanos/ Kryeministri Rama sqaron situatën: Nuk kam gjë përsonale






Kryeministri Rama ka hedhur drite mbi procesin e Presidentit ne zarf, zhvilluar brenda grupit parlamentar te Partise Socialiste.

Sipas Rames ka pasur 3 drejtime ku kane percaktuar profilet e propozimeve te bera. Nder te tjera ai ka zbuluar se perse nuk u propozua Fatos Nano si kandidat per President.

Rama tha se ne drejtimin e dyte ishin figurat qe kane pasur kontribut ne PS dhe nje nga emrat ishte ai i ish-kryesocialistit Fatos Nano.





Sipas tij, kjo nuk ndodhi pasi PS-ja ka barren qe te jete partia e te gjitheve.

Patem tri drejtime te percaktuara prej profileve te propozimeve te bera. Njeri drejtim ishte i te vete propozuarve ketu ne grup, i cili u perjashtua menjehere. E kemi thene publikisht qe ne krye te heres. Nuk do te kishim nje kandidat nga grupi parlamentar i PS-se.





Drejtimi i dyte ishte per ata qe kane pasur nje kontribut ne PS. Qe nga ish-kryetari i PS-se Fatos Nano. Ne pame te arsyeshme qe edhe kete drejtim ta perjashtojme nga mundesia e perfshirjes ne perzgjedhje. Kjo pasi PS ka barren qe te jete partia e te gjitheve. Keshtu u fokusuam te drejtimi i trete, ku grupi kishte vene ne dispozicion 26 kandidatura gra dhe burra te nderuar. Me profile te ndryshme qe nga profilet e jetes publike dhe akademike e deri te profile qe vinin nga te tjera drejtime politike. Pas nje diskutimi shume cilesor, dhe mbas venies ne peshore te çdo kandidature duke ruajtur respekt per te gjithe personat.

Ne fund pate, 6 kandidatura qe moren me shume kohe per t’u shoshitur dhe pastaj konsesnualisht, duke i degjuar dhe me shume vemendje ato qe u thane, ne menyre shume konsensuale. Por u be nje diskutim shume serioz, sa kohe i takon botes njerezore nuk mund te jete 100% perfekte. U arrit ne konkluzionin qe mund te propozonim kete kandidature – tha Rama.