Reagon Zv. Ministrja Ornela Çuçi: Nuk më shkarkoi Rama. Unë do të vazhdoj të jem akoma …






Zevendesministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi ka bere me dije se ka qene ajo qe ka kerkuar largimin nga detyra dhe nuk eshte shkarkuar.

Me ane te nje postimi ne Facebook, ajo u shpreh se ishte mirenjohese per detyren qe i ishte ngarkuar dhe se te sherbesh per vendin tend eshte bekim.

POSTIMI I PLOTE:





Falenderoj Kryeministrin Rama, i cili me date 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kerkeses sime per te qene e lire nga sherbimi ne Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky pese vjeçar ka qene per mua, nje eksperience e jashtezakoshme, nen drejtimin e panderprere te Kryeministrit Rama, te cilin gjej rastin ta falenderoj qe me shquajti nga bota e ekspertizes ne vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqerise civile dhe me besoi fillimisht detyren e Keshilltarit ne Kabinetin e tij, e mandej te Zevendesministres, pergjegjese per mjedisin. Mirenjohese per kete mundesi, pasi te sherbesh per vendin tend eshte dhe do te mbetet nje bekim!





Une, besoj se se bashku me shume kolege te tjere zevendesministra, ilustruam nje fryme te re politike, te cilen Kryeministri donte t’i jepte pozicionit te zevendesministrit ne qeverisjen e Shqiperise. Mirenjohje Kryeministrit per mbeshtetjen e pakufi, duke i dhene ketij pozicioni politik, kopetence, pergjegjesi dhe profesionalizem, ne vend te politizimit tradicional.Gjej rastin te nenvizoj frymen e tij per te futur ne ekipet klasike politike, te trasheguara apo te krijuara te jetes partiake, ekspertet pa asnje paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetem mbi fushen e ekspertizes.

Ishin pese vite te nje pune intensive ku shpresoj qe me kopetencen dhe perkushtimin tim, te kem kontribuar modestisht ne hapjen dhe zhvillimin e temave te rendesishme te mjedisit, apo ne perballimin e problematikave te mprehta dhe delikate te mjedisit ne Shqiperi e me gjere, ne rajon. Jam e bindur se nen qeverisjen e Kryeministrit Rama jane krijuar bazat e nje politike te qenesishme mjedisore per vendin tone, te cilat tashme, duhen te kthehen realisht ne prioritet politik te dores se pare.





Falenderoj gjithe ekipin e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit, per punen e çmuar, per bashkepunimin e palodhur ne perballimin e sfidave qe sidomos ne vitet e fundit, kane qene shume te mprehta dhe sidomos nen syrin e ciklonit te opinionit publik.I uroj sukses ekipit te ministres Kumbaro, ne sfidat qe ajo ka ndermarre dhe ne çeshtjet ku eshte perfshire!

Do te vazhdoj te jem nje ze publik, per problematikat e mjedisit ne Shqiperi dhe rajon, te cilin perfaqesoj ne organizmat nderkombetare te mjedisit, ne perp’uthje me kopetencen time profesionale dhe koshiencen qytetare.