Të këpus në mes/ Ilir Meta bën premtimin e madh: I them djalit të Kristaq Ramës se më të fortin do ta ….






Kreu i Partise se Lirise Ilir Meta ka paralajmeruar kryeministrin Edi Rama per nje perballje te forte me te ne muajin shtator. Ne nje takim me strukturat e PL-se, Meta tha se ai eshte nje djale i rritur ne zonen e Pazarit te Ri ne Tirane dhe se di si te veproje ne perballje te tilla.

Meta shpjegoi se kur dikush nga zona e Pazarit te Ri nuk donte te merrej me debate, godiste me te fortin dhe te tjeret terhiqeshin. Te njejten gje, Meta tha se do ta beje edhe me Ramen e se do ta ‘kepuse ne mes’.





“Shtatori do te jete pervelues per kete sekt te korr’uptuar. Per kete sekt qe nuk ngopet se tor turuari dhe shkaktuari vua’jtje ndaj qytetareve me te rregullt dhe me te thjeshte te vendit tone. Une jam ketu qe te mbaj premtimet dhe premtimi im eshte se siç shemba ne emer te ligjit dhe te ardhmes se Tiranes, gjithe kioskat e te forteve e Parkut Rinia dhe te tutoreve te Edit.

Si çun i Pazarit te Ri dua t’i them çunit te Kristaqit, qe edhe ai e di qe une kete e kam mesuar nga Pazari i Ri, une i bie me te fortit, ky nuk eshte me i forti por ben si me i forti, e kepus ne mes edhe t’i duket ai Erioni Kolonjes, ti duket gjigant. Edhe une i bie vete, s’ka nevoje, i bie me kenaqesine me te madhe, i bie ne emer te Shqiperise. Une I them birit te Kristaq Rames qe i bie me te fortit dhe e kepus ne mes,”- tha Meta.