Pandeli Majko: Pranga Politikanëve. Është koha që këmbanat të fillojnë të bien






Ish-kryeministri Pandeli Majko u shpreh sot ne Kuvend se Reforma ne Drejtesi ka sot kundershtar populizmit.

Majko tha se ka ardhur koha qe prangat te tringelloj ne dyert e politikes.

“Ecuria e reformes nuk ka te beje vetem me njerez qe burgos, por me ata qe u jep drejtesi. Sot Shqiperia e vitit 2022 ka mbledhur mjaftueshem probleme. Aktualisht Drejtesia krahas krimit dhe korrupsionit ka edhe nje kundershtar tjeter: populizmi dhe qellimi i pashpallur i tij per çmontimin e shtetit ligjor. Populizmi di ta perdore te verteten per te genjyer”.





“Vendosja e drejtesise ne Shqiperi eshte perballur me perfaqesuesit e politikes populiste. Sot institucionet e drejtesise kane nevoje per perkrahje pasi vendosja e drejtesise eshte revolucioni i kohes sone. Nese ai nuk ndodh do te trokase rebelizmi i populizmit dhe sistemi do te bjere. Uroj te ndodhe e duhura”, tha Majko.