Lulzim Basha 1 hap më afër rikthimit në krye të PD






Gazeta “SOT” ka mesuar se ne horizont eshte shfaqur dhe madje po lakohet emri i Lulzim Bashes, per t’i dhene nje shanse te dyte ne krye te Partise Demorkatike. Sipas informacioneve, mesohet se plot 34 deputetet “rebel” qe nuk i jane bindur Sali Berishes, kane nisur takimet me demokratet, nderkohe qe synojne te bindnin bazen se perse ish-kryeministri Berisha nuk eshte i duhur per drejtimin e PD.

Ne kete kontekst, mesohet se ligjvenesit demokrate qe i perkasin zonave te ndryshme elektorale ne Shqiperi, mes diskutimeve per krizen qe ka mberthyer Partine Demorkatike dhe shqetesimet qe perballen sot qytetaret, kane hedhur edhe idene e rikthimit te Lulzim Bashes ne krye te PD, duke qene se ky i fundit ka mbeshtetjen e nderkombetareve.





Mesohet se per Berishen, deputetet kane hedhur aku za se gjithçka po ben, e ka per hallin e tij personal dhe synon qe te perç aje Partine Demokratike, e madje t’i fuse demokrate ne “luf te” me nderkombetaret, e veçanerisht me Britanine e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shtete keto qe e kane shpallur ate “non grata”.

Po ashtu, mesohet se hapat me konkret per rikthimin e Lulzim Bashes ne krye te PD do te intensifikohen dhe me shume ne fillim te shtatorit, ku pritet te kete nje riorganizim te partise, teksa i njejtit burim i tha gazetes “Sot” se mes emrave per t’i besuar timonin e Partise Demorkatike eshte edhe Enkelejd Alibeaj.