Aldo Bumçi: Këtë që e bëmë me PD, ta bëjmë edhe me Shqipërinë, Berisha na dha shpresë të gjithve…

Ata njerëz i dhanë shpresë Shqipërisë për të ardhmen. Kjo energji erdhi dhe u mblodh në stadium edhe në një ditë të pafavorshme moti. Me mijëra njerëz, deri në 9 mijë, veç delegatëve kishte dhe anëtarë. Kjo është një ringritje e PD brenda 3 muajve. Ajo mbledhje me entuziazëm tregon shenjën e kohërave më të mira të PD. Kemi një ringritje të PD që nuk e ndal më njeri. Në një kohë të shkurtër do të krijojmë një front opozitar të jashtëzakonshëm. Këtë që e bëmë me PD, ta bëjmë edhe me Shqipërinë”.

Kështu u shpreh në Dita Jonë mëngjesin e së hënës Aldo Bumçi teksa komentoi kuvendin e së shtunës së Partisë Demokratike në “Air Albania”.

“Basha nuk ka se çfarë të ofrojë më, nuk ka një projekt të ri. Shqiptarët e kanë ndjekur në protesta dhe nuk ka arritur fitoren as me protesta dhe as me marrëveshje. Kjo është të bëhesh qesharak. Nga shtatori, Basha nuk mund të fshihej si struci, por mund të votëbesohej”, u shpreh Bumçi.

Më tej, Bumçi zbuloi se të shtunën, anëtarët e PD në të gjitha degët do të votojnë për shkarkimin e Bashës. “Basha nuk është më kryetar i PD. Po flas ligjërisht sepse ka fituar urrejtje në zemrat e demokratëve. Vendimi i së shtunës kërkon miratimin e të gjithë anëtarësisë në të gjitha qarqet, në çdo degë. Demokratët do të votojnë në qytetet e tyre për të miratuar shkarkimin e zotit Basha”, u shpreh Bumçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.