President Memec! I vetmi që nuk reagove. Dyrnjaja shpërthen ndaj Presidentit Begaj






Qe kur e kam pare sjelljen e z Begaj ende pa u zgjedhur, ne krye te heres dhe gjithe gjestet e tij me shtyne drejt pritshmerise se ulet per staturen qe lidh personin me kryetarin e shtetit. Dhe per rrjedhoje nuk prisja ndonje shirit te zi ne faqen e presidences me foton e Jonades se shnderruar pa dashjen e saj ne mitin e mar rezise njerezore, qe merr jete te pafajshme pandalshem ne kete vend, ne toke e ne det, ne rruge e bregdet.

Bajram Begaj akoma vazhdon t’i gezohet emerimit. eshte ne muajin e mjaltit presidencial dhe eshte kapluar nga fakti se ende se beson qe eshte zgjedhur kryetar shteti. A e dini ose me sakte a e shihni qe deri me sot kemi nje kryetar shteti memec?! Nese ka nje ngjarje qe nevojitej mesazhi i tij, kjo ishte. Ky ishte nje rast domethenes ku qytetari i pare i republikes reagon si njeri nder ne, si gjithkush prej nesh me gjak, shpirt e zemer. I pafalshem ky qendrim apatik i presidentit, qe natyrshem perkthehet edhe ne cinik. Te mendosh se pertej dhe perveç presidentit te republikes, Bajram Begaj eshte per se pari ne profesion mjek e me pas ushtarak e se fundi edhe president.





Ne fakt po ta shohesh medaljen ne dy ane dhe ne menyre figurative, presidenti ka folur dhe ka folur qarte me heshtjen e tij. Sido qofte ajo e qellimshme ose jo, eshte nje heshtje qe kercet, per te mos thene qe vr’et. Vr’et besimin e çdo optimisti se tani do te kishim nje president normal sikurse proklamohej. Po a eshte normal nje president memec?! A eshte normal nje president qe nuk gjen kohe dhe nje menyre per te shprehur ngushellime per nje familje shqiptare qe humbi driten e syve, humbi femijen per te cilin çdo prind, çdo kush qe i thote vetes njeri ndjen dhimbshuri.

Sot çdo familje shqiptare qe ka femije ka mbiemrin Avdia. Por presidenti yne jo. Atij duket se i jane fikur keto ndjesi, qe kur ngjiti shkallet e fronit dhe mesa duket do na shfaqet vetem kur te kete ceremoni. Ky nuk eshte presidenti qe duam.





Presidenti qe duam ose do te duhej reagon. Jep nje mesazh publik, kerkon pergjegjesi dhe duhet te jete zeri i qytetareve qe kerkojne drejtesi. Por presidenti nuk e beri sepse pret qe dikush t’i thote si te sillet ne te tilla raste se mesa duket vete nuk ja thote as intuita as logjika. Nje president i tille si duhet as kujt, si duhet as vendit as popullit. Bajram Begaj i duhet vetem vetes se vet. Taksirat ta kemi ne krye te shtetit si nje mumje mbret dhe jo pak por plot 5 vjet!