Gazmend Bardhi reagon ashper : Kush shkoi tek Kuvendi i Berishes do shkarkohet

Pas miratimit të rezolutës, Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur një votim të fshehtë për të shkarkimin nga funksionet të kryetarit të këshillit, Edi Paloka, disa prej anëtarëve të kryesisë si dhe disa sekretarëve.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se sot nuk do të ketë përjashtime, por shkarkime nga funksionet, për shkak të dhunimit të statutit të partisë.





Ndër të tjera, sipas Bardhit kjo trupë sillet si celulë ilegale., ndërsa kërkon t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë.Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të ‘uve dit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar insotufiket e ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetare, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, përveç kjo trupe që sillet si ceulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset institucioneve legjitime të partisë.

Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe ose interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të kos i fryrë përçarjes, lër të mos përjashtuar askënd, propozojmë shkarkimin nga funksionet:

Është një pyetje në fletën e votimit.

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e

Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia”-tha Bardhi





Leave a Reply

Your email address will not be published.