Blendi Fevziu: Meta, Rama dhe Berisha nuk i kanë bërë keq vendit. Sondazhi konfidencial që kemi bërë …






Blendi Fevziu thote se tre politikanet kryesore qe kane udhehequr Shqiperine ne 30 vite, Berisha, Meta dhe Rama, nuk i kane bere keq vendit, por Shqiperia i ka merituar ata.

I ftuar ne emisionin “Te Paekspozuarit” ne MCN TV, Fevziu tregoi edhe nje sondazh qe kishte bere televizioni ku punon, ku rezultonte qe shqiptaret e quajne korr,upsionin negativ, por jo kur japin dhe marrin rrysshfet vete. Po keshtu, ata jane kunder oligarkeve, por kane ambicie te jene si Shefqet Kastrati apo Samir Mane…

Pjese nga biseda:





Ylli Rakipi: Shqiperia eshte drejtuar nga tre njerez, Berisha , Meta dhe Rama. Keta do te marrin karrigen me vete kur te ikin nga kjo bote. Si mendon, i kane bere mire apo keq vendit?

Blendi Fevziu: Nuk besoj se i kane bere keq vendit, i kane bere ate qe ka merituar vendi. Ka njerez qe thone, politikanet e moren ne qafe kete vend… Para 4 vitesh, beme nje sondazh konfidencial me nje kompani te madhe, me fokus grupe. Kur i pyesje njerezit nese fjala korr,upsion eshte e mire apo e keqe, shumica thoshin e keqe. Kur i pyesje, ti jep lek ose do merrje lek kur ben nje sherbim, 80% thoshin po.





Pra, secili e sheh korr.upsionin te tjetri jo te vetja. I pyesnim nese fjala oligark eshte e keqe apo e mire. 80% thoshin e keqe. Kur i vendosje nje liste me 18 vete, dhe i pyesje si kush prej tyre do te doje te behesh, shumica thoshin si Kastrati ose Samiri. endrra e ketyre njerezve eshte te pasurohen, si ne çdo vend te botes. Politikanet jane produkt i kesaj shoqerie. Keshtu jane edhe biznesmenet, gazetaret, policet, etj.