Berisha dënon mungesën e sigurisë në plazhe: Për ligjin nuk pyet njeri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 5 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtues nga Arjan Tase.





Berisha e quan ngjarjen të tmerrshme, ndërsa dënon edhe mungesën e sigurisë në plazhet e Shqipërisë.

‘Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.





I shpreh ngushëlimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungësen e plotë të sigurisë në plazhet tona. ‘- shkruan Berisha