Skandali i deputetit Basha sa vjen dhe thellohet. Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD nuk ka kuorum…..

Skandali i deputetit Lulzim Basha sa vjen dhe thellohet. Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD nuk ka kuorum.  Vetë Lulzim Basha e ka pranuar dhe kjo duket qartë në foton që ka shpërndarë zyra e shtypit e PD.  Deputeti Basha harron se nuk është e vështirë të përllogaritet prezenca në mbledhje përmes fotove.

Lajmetspeciale.info  konstaton se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD kanë qenë 132 veta dhe jo 291 siç pretendon deputeti Basha.  Përllogaritja është e thjeshtë. Horizontalisht janë 12 persona dhe vertikalisht 11. Në total në sallë ndodhen 132 persona, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm simpatizantë dhe jo anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Në mungesë të kuorumit, kjo mbledhje është krejtësisht e paligjshme, sikurse çdo urdhër dhe vendim i ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, nuk ka asnjë fuqi statutore.  Statuti i ri i miratuar me shumicë absolute dje nga Kuvendi Kombëtar ka hyrë në fuqi dhe është e vetmja kushtetutë e PD, në bazë të të cilit do të punojë Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokraitke me 29 anëtarë në përbërje të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *