“Bregdeti bosh” Flet Ministrja e Turizmit Kumbaro: Muhabet kot. Nuk ndjek mediat shqiptare, por të huajat






Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka komentuar boshatisjen e plazheve te jugut ne pikun e sezonit turistik, si shkak i çmimeve te larta. E ftuar ne emisionin “Kjo Jave”, Kumbaro tha se te gjitha ato qe shkruhen per boshatisjen e plazheve, jane thjesht muhabet Facebook-u. Gjate kesaj interviste ajo theksoi se bregdeti, plazhi i Kavajes, Shengjin, Durres ka rezervime deri ne shtator.

“Deri ne kete pike qe jemi kemi nje sezon te mbare. Analizat perfundimtare do te behen ne tetor apo nentor, por shifrat jane shume te mira deri tani, edhe po ti referohemi mediave te huaja. Jemi 40 me shume vizitor te huaj. eshte shume mire me rezervime, Ksamili, Himara, po ashtu edhe Vlora.





Ka nje situate te mire edhe Dhermiu. Komente qe behen ne rrjet pa asnje sondazh shifer, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe une nuk kam asnje problem me kete, une i quaj muhabete. Une flas per te dhene qe vijne nga hotelieret,”- tha ajo.