Spiropali përballë Berishës. Ngjan me Vrana Kontin e Skendërbeut, pasi vetë qëndron jashtë, ndërsa ….






Referuar debateve ne Kuvend, analisti Lorenc Vangjeli zbertheu per ‘Kontrast’ ne Report TV ‘etjen’ e politikaneve per t’u krahasuar apo per te kompleksuar njeri-tjetrin me figuren e Skenderbeut.

Edhe pse per Vangjelin shume prej shqiptareve per nje kohe te gjate nuk do ta arrijne dot kontributin e heroit kombetar, ai tha se ‘taktikat’ e tij jane prezente ne politike.





Per kete, ai solli ne vemendje situaten ku Rama e ka futur Sali Berishen gjate seancave te se enjteve, duke i vene perballe ministren Elisa Spiropali.

“Ne Tirane kane shume qejf t’i referohen per shumeçka Skenderbeut dhe eshte normale dhe njerezore kjo qe te shihen majat. Eshte trashegimi me i madh qe kemi ne nga historia. Per sa kohe as Skenderbeun dhe as mitin e tij nuk do ta arrijne shume nga shqiptaret per shume arsye, edhe sepse miti nuk krijohet nen driten e diellit apo shkelqime ne Instagram dhe puç-puç ne Facebook. Por taktikat e tij i perdorin. Skenderbeu kur u rrethua Kruja vete rrinte jashte dhe linte brenda Vrana Kontin. Te njejten gje po duket se po ben edhe Edi Rama.





Rri jashte, qofte si koncept fizik apo distance, dhe brenda le ne rolin e te urtit dhe te moshuarit Vrana Kontin nje zonje te re si Elisa Spiropali. Do te shikojme nje perballje mjaft interesante ne Parlament. Dhe kjo ngjan sikur eshte oferta qe u jepet shqiptareve. Nga njera ane Spiropali, nga ana tjeter Berisha…” – tha Lorenc Vangjeli.