Habit Vangjeli: Vendimi për Arben Ahmetajn u mor mbrëmë sepse prishi ekuilibrat






Vendimin per te shkarkuar Arben Ahmetajn si zevendes te tij, kryeministri Edi Rama e ka marre mbremjen e kaluar, sapo Ilir Meta dorezoi Presidencen te Bajram Begaj, ka zbuluar analisti Lorenc Vangjeli.

Vangjeli tha se ende pa mbaruar festa e inaugurimit te kryetarit te ri te shtetit, Rama beri mbledhje ne Kryeministri dhe njoftoi ndryshimin ne kabinet. Analisti thekson se Rama nuk do t’i shkruante Ilir Metes deri ne 24 korrik dhe keshtu beri.





“Ceremonia vazhdonte ende ne oborrin e pasem. Dje eshte bere mbledhja dhe eshte komunikuar nje gje e tille. Zoti Rama ka rrefyer vendimin e tij per te bere dyshime ne kabinet. eshte serish data 24 korrik. Dhe po ne te njejten kohe per shume arsye çfaredo qe te ndodhte Edi Rama nuk do ti shkruante Ilir Metes deri ne 24 korrik. eshte lexuar disa gabim levizja. Ne kete lexim te gabuar te tij ndikon edhe njeriu i jashtezakonshem. Degjova Berishen qe shpesh eshte racional, sot ndertoi serish nje gje te tille”, tha Vangjeli.

Nderkohe, qe ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama e shkarkoi Ahmetajn per ta ndihmuar te arra’tiset, Vangjeli thote se lexohet ndryshe. Sipas tij, vendimi i Rames eshte politik dhe ka te beje me ekuilibrat e brendshem te PS.





Ish-anetari i Kryesise se PD, Edvin Kulluri mendon ndryshe. Ai thote se Ahmetaj eshte i perfshire ne aferen e inceneratoreve dhe kjo dosje qe ndodhet ne SPAK do te marre me vete edhe shume emra te forte.

“Ne e dime qe ka nje dosje shume te forte ne SPAK. Zoti Ahmetaj eshte nje nga protagonistet. Ketu eshte nje grup shume i madh personash. Dosja do te marre me vete disa figura te tjera shume te forta politike”, tha ai.