Drejtori i DPSHTRR përfundon në SPAK. Blendi Gonxhe: Më falni që ju zhgënjeva






Kreu i Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe mohoi aludimet se eshte kerkuar ne SPAK per nje hetim qe mund te kete nisur ndaj institucionit qe ai drejton apo ndaj tij. Per gazetaret, ai u shpreh se u paraqit ne SPAK per nje verifikim dhe sqarim per nje çeshtje te cilen nuk zgjodhi qe ta bente publike.

‘Nuk kishit pse vraponit, u ktheva per ju. Nuk ka lidhje DPSHTRR per kete, isha per nje verifikim, per nje sqarim, nuk ka lidhje me detyren tim. Eshte nje ceshtje qe eshte ne hetim, nuk ka lidhje as me ministrine, as me rruget, eshte nje ceshtje rutinore, nuk erdha nga dera e pasme.





Deklarova per nje situate qe me pyeten qe nuk ka lidhje dhe rendesi. Une perfaqesoj nje… jo nuk e them dot, une jam ketu si Ben Gonxhja. Nuk ka lidhje me instituconin shteteror, as me tendera e krı’m, me vjen keq qe ju zhgenjeva.’- u shpreh ai.